Lakror me qepë dhe domate nga zonja Vjollca

12 Qershor 2020, 10:52

Lakror me qepë dhe domate

Përbërësit:

Brumi

600 gr miell

350 ml ujë

kripë

pak vaj

Mbushja:

500 gr qepë

800 gr domate

kripë dhe piper të zi

vaj ulliri

pak nenexhik ( opsionale)

Përgatitja:

Fillimisht bashkojmë në një tas përbërësit e brumit, I punojmë me dorë sa të filloj të lidhet brumi e më pas e punojmë me duar për 10 minuta. E Mbulojmë brumin me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 20-30 minuta. Gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë, fillimisht pa vaj vetëm me pak kripë kur qepa të ketë avulluar lëngun, shtojmë vajin dhe e kaurdisim deri sat ë zverdhet dhe të zbutet plotësisht. Shtojmë domaten të qëruar fillimisht nga lëkura dhe të prerë në kubikë. Kryesisht tulin e saj pa lëng.Shtojmë 1 lugë cai sheqer, kripë, piper dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Gjatë kësaj kohe ndajmë brumin në kulacë të cilat I lëmë të pushojnë 10 minuta e më pas I hapim në diametër 20 cm, I lyejmë me vaj dhe bashkojmë 5 kulacë bashkë dhe 5 të tjera bashkë secilin nga këto bashkime e hapim në 1 petë të vetme.

Lyejmë tepsinë me vaj dhe vendosim petën pak të rrudhur. Shtrojmë mbushjen mbi të dhe pasi hapim petën tjetër e mbulojmë mbushjen. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Shënim: Ka dhe mënyra të tjera të gatimit të lakrorit. Duke ndarë brumin në dy pjeë, hapim një petë të vetme vendosim një pjatë në mes dhe presim 8 pjesë nga pjata tek fundi I petës. E lyejmë komplet sipërfaqen me vaj dhe largojmë pjatën dhe palosim pjesët e prera  mbi rrethin në qendër e lëmë të pushojë për 15 minuta dhe e hapim me duar ose me rolon në një petë të vetme. E vendosim në tepsi, vendosim mbushjen, kështu veprojmë dhe me brumin e mbetur. Mbulojmë mbushjen kthejmë anët e spërkasim me vaj dhe e pjekim në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.