Largimi i të riut, flet babai: Telefonin e fiku sa doli nga pragu shtëpisë, mësuam se…

11 Qershor, 18:28

 

24 vjec, asokohe punonte me bashkëshortin e të motrës në Greqi, ku jetonin në shtëpi të ndryshme, por shumë pranë njëri-tjetrit. Ditën e zhdukjes më 16 gusht të vitit 2008 ai kishte qenë në punë bashkë më kunatin. Pasi kishin lënë punën i kishte thënë se do të kalonte nga shtëpia e tyre, pasdite rreth orës 17:30. Ajo e priti, por i vëllai nuk shkoi, ndërsa telefoni i tij rezultoi i fikur. E merakosur dhe e shqetësuar, Anila niset në drejtim të banesës së Iglinit, me shpresën se do ta gjente aty. Ai ishte zhdukur dhe derën e kishte të kycur. Familjarët denoncuan në policinë greke, gjithashtu nisën kërkimet edhe vetë, por deri tani nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë gjurmë të 39- vjeçarit. Në kohën kur ndodhej në shtetin Helen Iglini nuk ishte i pajisur me dokumenta te rregullta, por pak para se të zhdukej kishte qenë për pak kohë në Shqipëri, pasi edhe u fejua. Pas kësaj fejese, ai në qershor u kthye në Greqi, në vitin 2008 për të stacionuar vendndodhjen e tij në Athinë, ndërsa në gusht të po atij viti u zhduk pa dhënë asnjë aqarim. E motra jetonte me familjen e saj, ndërsa Iglini jetonte vetëm, në një shtëpi që e kishte marrë me qera.