Llukanik me lakër të bardhë nga zonja Albana

24 Janar 2023, 13:34 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 13:37:40

Llukanik me lakër të bardhë

Përbërësit:

  • 8 llukanik
  • 1 lakër mesatare
  • 4 ls gjalpë
  • 2 qepë
  • 1 gjethe dafine
  • 1 tufë majdanoz
  • 3 gota ujë të ngrohtë
  • 1 ls pelte domate
  • ½ lç sheqer
  • 1 ls kripë
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Piper i zi, rigon

Përgatitja:

Pastrojmë lakrën e presim hollë dhe e lajmë. Në një tigan hedhim qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim me pak gjalpë. Më pas Shtojmë lakrën e prerë hollë dhe kur t’i bie volumi i lakrës shtojmë pelten e domates, të cilën e tresim në ujë të nxehtë më parë, shtojmë piper të zi, piper të kuq.

Më pas shtojmë ujin e ngrohtë, shtojmë rigon, dafinë dhe  kripë.

Ndërkohë në një tigan tjetër të ngrohur, presim llukanikët në copëza dhe i skuqim. Më pas i kalojmë në tiganin tjetër, ku është lakra, dhe i lëmë të marrin një valë dhe më pas është gati për servirje.