'Loja' e shahut Rama - Meta, i ftuar në studio deputeti i PS Pjerin Ndreu

12 Nëntor 2018, 08:07

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Sigurisë, Pjerin Ndreu, njëherazi deputet i Partisë Socialiste ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, me gazetarin Denis Minga.

Ndreu ka folur për mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshit nga Meta, si ministër i Brendshëm, dhe tha se presidenti në këtë çështje ka bërë “autogol”.

Ndreu tha se presidenti nuk e mori dot përsipër rriskun që t’a linte vendin pa drejtuesë të dy institucioneve më të rëndësishme në vend, atë të Helidon Bendos në krye të SHISH dhe Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Anëtari i Komisionit të Sigurisë ka thënë se PS do të jetë fituese në Lezhë dhe se vetë Ndreu ka ambicie për të drejtuar bashkinë e këtij qyteti.