Lorenc Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe 'malazezi' misterioz që e urdhëroi të dorëzohet

26 Nëntor 2021, 19:51

TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.

Ai deklaroi se i pari që është përgjuar ka qenë Sali Berisha kryesisht për ngjarjet e shtatorit të 1998 që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e dështuar të shtetit dhe marrëdhëniet e tij me Bujar Bukoshin.