Luan Ahmetaj, toka si burim i jetës

28 Qershor 2020, 19:35

Toka, si burim i jetës - kështu e kemi titulluar reportazhin e radhës, realizuar në kurorën e pyjeve të maleve të Krujës. Personazh i reportazhit është eksperti i mjedisit Luan Ahmetaj, i cili analizon gjendjen e rëndë të tokave bujqësore dhe degradimin e tyre për arsye subjektive. Më e shumta, zënia me ndërtime banesash dhe biznesesh, mungesa e ujitjes dhe kullimit, braktisja e tokave për pamundësi ekonomike dhe largimi i njerëzve në emigracion. Dëmtimi i kurorës së pishave nga firmat e ndërtimit, masakra urbane me hedhjen e interteve në pyje dhe cfarë kërkojnë ligji mbi tokën dhe marëveshjet me konventat ndërkombëtare për ruajtjen dhe administrimin e mirë të tokave. Në fund, eksperti i mjedisit Ahmetaj flet edhe për një projekt për rehabilitimin e 4 hektarëve pyjeve të dëmtuara nga furrat e gëlqeres, sipas modeleve dhe kërkesave bashkëkohore, projekt në shërbim të komunitetit të banorëve vendas dhe turistëve që vizitojnë dhe frekuentojnë qytetin turistik të Krujës.