Makarona me salcë bolonjeze nga zonja Albana

30 Korrik, 11:25 | Përditesimi: 30 Korrik, 11:25

Makarona me salcë bolonjeze

Përbërësit:

  • 1 pako makarona
  • 500 gr mish i grirë viçi
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 3 thelpinj hudhër të grirë
  • 1 karrotë e grirë në rende
  • 1 lugë gjelle salcë domatesh (koncentrat)
  • 200 gr domate të copëtuara
  • 500 ml lëng mishi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji spec i kuq
  • 100 gr djathë parmixhano i grirë
  • Borzilok i freskët
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ngrohim vajin në një tigan të thellë dhe skuqim mishin e grirë derisa të marrë ngjyrë kafe. Shtojmë qepën, karrotën fhe hudhrën. I gatuajmë për 5–7 minuta derisa të zbuten. Përziejmë koncentratin e domates dhe specin e kuq, pastaj shtojmë domatet e copëtuara. Hedhim lëngun e mishit, rregullojnë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 20–30 minuta, derisa salca të trashet. Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë me kripë sipas kohës së paketimit. Më pas i kullojmë, duke ruajtur pak nga uji i zierjes. Bashkojmë makaronat me salcën. Nëse është e nevojshme, shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave për ta bërë salcën më kremoze. I shërbejmë me djathë parmixhano të grirë dhe borzilok të freskët sipër.

MC/Shqiptarja.com