Manastirliu në 'Konstrast': Po analizojmë mostra nëse ka mbërritur 'Omicron' në Shqipëri, por s'kemi ende dyshime! 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar

3 Dhjetor 2021, 18:52

Ministrja e Shëndetësisë tha sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se Shqipëria do të dërgojë disa mostra në laboratorë të specializuar për të pasur një përgjigje nëse variant Omicron ka ardhur edhe në vendin tonë.

Ogerta Manastirliu tha se kjo masë vjen për të qenë të parapërgatitur, për aq kohë sa vendet fqinje të Shqipërisë kanë konfirmuar pacientë me variantin në fjalë. Por sipas saj, nuk ka asnjë dyshim konkret të ndonjë rasti infektimi me Omicron.