“Mbeta pa oksigjen”, kujtimet e alpinistes për ngjitjen në Everest

4 Maj 2021, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 14:53:59

Arineta Mula është alpinistja kosovare e cila në 2017 u ngjit në malin e Everestit, majën më të lartë në botë, me ekspeditën e parë kosovre në këtë majë. Mirëpo ngjitja në majën më të lartë në botë përpos ekspeincës së bukur ishte edhe shumë e vështirë.  Alpinistja në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” tregoi minutat e mbetura pa frymë

“Kam filluar jetën e re që prej atij momenti të vështirë, në 8600 metra të mbetesh pa oksigjen është një prej provojave më të vështira sepse kam kuptuar që ajrin që sot e marrim nuk i kam ditur rëndësinë deri pas kësaj provoje që e kam pas. Si e kam tejkaluar? Hap pas hapi, e di që I kam numëruar nga pesë hapa dhe jam ulur sepse nuk kam pasur fuqi të madhe me vazhdu me ritëm të shpejtë” tha ajo.

Ndërsa rrëfeu se oksigjeni shtesë kushton 10.000 dhe kjo është një pasqyrë jo e mirë e Everestit megjithatë një eksperiencë që ia vlen cdo sakrificë: 

“Një prej bisedave që dua të ndaj me ju është që prapa meje ka qenë një grup që njëra prej vajzave kishte vështirësi në oksigjen, në momentin që ka kërkuar oksigjen shtesë prej grupit që ishte me ta I thotë duhet të paguhesh 10.000 dollarë dhe nëse paguan atëherë do ta japim oksigjenin shtesë. Kjo është nje pasqyrë jo e mirë e Everestit sepse Everesti është shumë I bukur është një provojë që kam shumë gjëra të bukura për të treguar për të por ka edhe momente që e kupton që është një arritje le të themi që e shpreh një farë egoizmi ku në anën tjetër është e padrejtë” përfundoi ajo.