Kësaj herë emisionin ’Pa Gjurmë’ solli një tjetër histori të dhimbshme, atë të 30-vjeçares Emanuela Fetahu nga fshati Grabian i Lushnjes. Nënë e dy vajzave të mitura jeton në një banesë, e cila ngjan më shumë me një kasolle. Bashkëshorti e la për një tjetër grua, kur mësoi se 30-vjeçarja po humbte shikimin, ndërsa sot ajo ka mbetur e verbër. Rituali i saj është një shëtitje e shkurtër në rrugën e fshatit, duke u munduar të dalë nga monotonia e përditshmërisë. E ndarë 3 vite më parë, ajo jeton me përkujdesjen e vajzave të mitura në një dhomë të vogël. Babai nuk e ktheu më kokën pas, as për të bijat, ndërsa sot jeton në qytetin e Sarandës dhe ka krijuar një tjetër familje. Teksa rrëfen me lot në sy, e përhumbur e ka të vështirë të mbaj mend sa vite dhunë ka kaluar nga ish-bashkëshorti, por ditën kur ai e la mes katër rrugëve me dy vajzat 13 dhe 12 vjeçe nuk e harron kurrë. Ai më la në momentin kur unë fillova të humbja shikimin. Nuk e mbaj mend sa vite martesë kam kaluar. Ai u dashurua me një grua tjetër dhe iku, duke më lënë bashkë me dy vajzat. Ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi mua. Më rrihte dhe para 3 viteve u lidh me një grua tjetër dhe më la. Të paktën të bëhet i gjallë për fëmijët e vet. Unë mora plaçkat dhe erdha të jetoj në Grabian tek babai. Vajzat janë ato që më rrijnë pranë, më lajnë dhe më shoqërojnë kudo. Ato shkojnë me radhë në shkollë, pasi duhet të kujdesen për mua. Unë e kam të pamundur të lëviz e vetme, pasi nuk shikoj fare. Jetoj në një dhomë të vogël, në kushte të vështira. Kjo është braktisja e dytë për 30-vjeçaren, pasi humbi çdo kontakt me nënën pas divorcit të prindërve. Babai i saj Ajet Fetahu është ai që i vjen në ndihmë. Të miturat janë ato që kujdesen për nënën e tyre, në një dhomë të ngushtë ku nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar. Të braktisura nga babai, e të rritura parakohe shprehen se nuk ndjejnë më dashuri për të atin, që kur ai la nënën. Kjo e mundon edhe më shumë Emanuelën, e cila është e pamundur t’u ofrojë fëmijëve gjithcka u duhet. 30-vjecarja prek me rrëfimin e saj kur thotë se nuk u ndje kurrë një grua e respektuar dhe se përveç dhunës barbare nuk mundi të vishte një fustan në jetën e saj. Doja të blija një fustan, kur martova motrën por ish-bashkëshorti nuk ma bleu. Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur mësoi se mua po më ikte shikimi pak e nga pak. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u kujdes ta kuronte dhe t’ia realizonte këtë dëshirë Emanuelës, duke i dhuruar pak momente buzëqeshje. Edhe pse e pamundur për të parë ngjyrën e fustanit të kuq, që ia zbukuroi portretin, ajo për herë të parë u ndje e lumtur. E paragjykuar edhe për shkak se i përket komunitetit rom, ajo ndjehet e braktisur edhe nga institucionet, pasi tashmë i është ndërprerë edhe kempi i invaliditetit që merrte.
"Më braktisi për një tjetër,unë e dashuroj”/Drama e 30-vjeçares së verbër
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Babai më martoi dhe jetova tek nusja’/ 38-vjeçari:Bëja punët e shtëpisë,vjehrri më dhunoi (17 maj 2024)
17 Maj, 18:49 -
Pa Gjurme- ‘Prishte paratë, i fola ashpër’/ Zhd*kja e të riut, flet i ati: Bllokoi nënë e babë
16 Maj, 20:06 -
Pa Gjurme-Vëllai i Azgan Mërnicës i vr*u djalin/ Nëna: Lëvizin me pist*leta, mburren për vr*sjet (15 maJ 2024)
15 Maj, 19:52 -
Pa Gjurme- Aksidenti tragjik i 5-vjeçarit, përlotet gjyshi: I morën jetën dhe fshehën çdo prove (10 maj 2024)
10 Maj, 19:11 -
Pa Gjurme- Bullizohet dhe kërkohet dëbimi i 20-vjeçarit/Nëna: E kam të sëmurë, nuk lejoj fqinjët të…(9 maj 2024)
9 Maj, 22:37 -
Pa Gjurme-Tragjedia në Shkodër/Familja Arrazi:Nusja do prehet pranë fëmijëve,babai kundërpërgjigjet…(7 maj 2024)
7 Maj, 19:28 -
Pa Gjurme- I dashuri e detyronte të shkonte me shokët e tij,e reja: Mbeta shtatzënë, familja ime më…
6 Maj, 19:05 -
Pa Gjurme- Ishi e kërcënon se do t’i postojë fotot intime/E reja: Jam e martuar, ai do të hakmerret (2 maj 2024)
2 Maj, 19:21 -
Pa Gjurme-La burrin për kushëririn e tij, përplasen palët/ Vjehrra: Djalin do e rrisim ne, ti shko… (1 maj 2024)
1 Maj, 19:44 -
Pa Gjurme-17 vjeçarja braktiset nga partneri dhe prindërit/’Djalin dua ta lë në jetimore, vetë jam…’
30 Prill, 19:54 -
Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)
26 Prill, 19:33 -
Pa Gjurme-Zhdukja e shqiptarit në Bari/Motra: I kishte refuzuar policisë të kthehej në shtëpi (25 prill 2024)
25 Prill, 18:58 -
La burrin dhe u zhduk në ’91, zbulohen gjurmët në SHBA/E motra pas 33 vitesh:Mos të ketë frikë nga…(24 prill 2024)
24 Prill, 19:04 -
Pa Gjurme-I zhduket mbesa para 2 javësh, tezja alarmon live: E rrëmbyen 2 persona, po e shfrytëzojnë (23/04/2024)
23 Prill, 19:23 -
Pa Gjurme-‘Më dëboi nga shtëpia se donte punonjësen e tij’/Përballet gruaja me ish-burrin biznesmen (22/4/2024)
22 Prill, 19:00 -
Pa Gjurme-Shokuese/Zhduket 13-vjeçari,nëna zbulon skandalin me mësuesin:I jepte lekë t’i dërgonte në
19 Prill, 20:08 -
Pa Gjurme-‘Nënën e rrëmbeu dhe e zhduki motra’/Akuza e 53-vjeçarit: E bëri për të vjedhur pasurinë
18 Prill, 19:21 -
I mas*kruan gruan në Gjermani, bashkëshorti rrëfen ngjarjen: E laj si fëmijë, ajo… ( 15 Prill 2024)
15 Prill, 14:21 -
Pa Gjurme dorëzon foshnjen 11-muajshe në jetimore,prek nëna/’Kam bërë gabime, mos më ndani nga Emil’ (11 Prill 2024)
11 Prill, 14:16 -
Gruaja e braktisi në spital e i vodhi lekët/Prek 44-vjeçari:Familja më vrau për së gjalli (10 Prill 2024)
10 Prill, 14:15