Mëlçi pule me patate nga zonja Vjollca

19 Janar 2021, 12:18

Mëlçi pule me patate

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

2 qepë të vogla

4 thelpi hudhër

1 spec pikant

4 patate mesatare

1 gjethe dafinë

1/2 gotë verë të bardhë

Kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper të kuq

6 domate qershi

1 gotë ujë të ngrohtë

Majdanoz

Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në fije ose kubikë deri sa ajo të bëhet transparente. Më ps shtojmë mëlçitë dhe I skuqim to sëbashku me qepën deri sa ato të ndryshojnë ngjyrën. Shtojmë hudhrat të prera në feta dhe patatet në feta ose kubikë I përziejmë sëbashku për 2-3 minuta dhe I skuqim me verë. Lëmë verën të avullojë alkoolin. Skuqim ½ spec pikant, gjethe dafine, piperin e kuq, kripë dhe piper të zi I trazojmë dhe në fund shtojmë domatet qershi të prera në 1/2  ose 1/4  I përziejmë sëbashku e në fund shtojmë 1 gotë ujë të xnehtë ose uji të jetë baraz me nivelin e patateve I lëmë të ziejnë për 15-20 minuta dhe fikim zjarrin e lëmë të pushojë 10 minuta dhe e servirim me majdanoz.