‘Merrte leje tek nëna,kur vinte në shtrat me mua’/Prek përmetarja,lë vajzën në fshat për të gjetur…

20 Korrik 2021, 18:36

Një 28-vjeçare nga Përmeti rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhunën nga bashkëshorti dhe konfliktet e rënda me vjehrrën, që e çuan drejt divorcit 5 vite më parë. I papunë dhe në kushte të vështira ekonomike, Nela Kobollari u martua me shkuesi me djalin nga një fshat i Përmetit në moshën 22-vjeçare. Por, sa shkeli në atë derë ish-vjehrra e priti me këmbët e para. Nuk pati një ditë të bardhë në dy vite martesë, pasi konfliktet nuse-vjehrrë u tensionuan më shumë edhe kur në jetë erdhi një fëmijë. I biri ishte nën tutelën e nënës, ndërsa kjo e fundit ndërhynte shpesh në marrëdhënien mes çiftit. 28-vjeçarja e mendoi disa herë të shkonte drejt divorcit, por ish-burri e mbante me mashtrime. Skenat që pa në atë shtëpi ia bënë jetën ferr, të shumta ishin rastet kur ish-vjehrra vinte dorë edhe mbi bashkëshortin e saj. Një marrëdhënie e pazakontë në një familje, ku ajo bënte ligjin. Mes dilemave të vazhdueshme nëse duhet ta merrte apo jo këtë hap, Nela Kobollari vendos më në fund të divorcohet, kur vajza ishte 8-muajshe. Jam martuar 22 vjeçe me shkuesi. Në fillim kishim një marrëdhënie të mire, por mentaliteti në atë familje ishte i vështirë. Vjehrra kishte probleme, ajo me mua debatonte shumë dhe shtëpia ku hyra ishte si një kasollë. Dy herë e kam shpëtuar vajzën nga rënia e tavanit. Burri ishte shumë i lidhur me nënën dhe e pyeste për gjithçka edhe kur shkonim të flinim ne dhomë. Kohët e fundit ai nisi dhe alkoolin. Vjehrra përdorte fjalë të ulëta, ajo dhunonte ish-vjehrrin, madje ka qëlluar edhe djalin e saj. Në atë familje nuk jetohej më. Me ardhjen në jetë të vajzës gjërat u përkeqësuan. Ish-vjehrra dhe ish-burri më kanë dhunuar. Ajo më derdhte gjellën dhe i thoshte djalit që nuk ka gatuar nusja. Ai nuk punonte, vetëm më dhunonte, më godiste me çfarë kishte në dorë. Që kur u martuam, ai më gënjente duke më thënë se do të punonte. Kur kërkova divorcing ish-vjehrri kërkonte të qëndroja në shtëpi. Prindërit më thonin të duroja se gjërat do të ndryshonin, por unë vendosa të ndahem, pas dy viteve martesë. Për shumë kohë jetoi tek shtëpia e prindërve po në qytetin e Përmetit, të cilët e ndihmuan të rriste vajzën, por sot e kanë të pamundur. Vogëlushja është 6 vjeçe dhe nëna kërkon t’i mundësojë një jetë më të mirë se fatin që pati vetë ajo. I dhashë shansin se nëse ai do merrte një vendim për të mbajtur familjen do të kthehesha tek ai. Më vjen shumë keq për vajzën, pse duhet të përjetojë edhe ajo çfarë kam kaluar unë. Dua që ajo të bëj një jetë normale. Prindërit me ndihmuan të rris vajzën, por nuk mundem më. E kam të vështirë të gjej një punë dhe nuk kam asnjë çati mbi kokë. Momentet e para pas divorcit, ishte shumë të vështira. Ajo nuk e pengoi kurrë babain të takohej me të bijën, por as nuk di çfarë përgjigje t’i kthej për mungesën e të atit në familje. I lutesha të vinte ta takonte, por ai shumë rrallë e ka takuar. Gjykata caktoi që ai ta takonte fundjavave, por kohët e fundit nuk ka ardhur. Ajo e kërkon shpesh, dhe më pyet pse unë nuk kam baba. Është shumë e vështirë për mua t’i përgjigjem. Prej disa ditësh 28-vjecarja ndodhet në Tiranë, në kërkim të një pune dhe vajzën e ka lënë në fshat tek prindërit për pak kohë. Ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë.