Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan. Në këtë "skemë" ai përfshin edhe gazetaren që ka publikuar lajmin aso kohe. Kjo sepse sipas tij, gazetarja që ka publikuar lajmin ka qenë kolege me ish-gruan e tij dhe thekson se është e njëjta që e ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e pak ditëve më parë. Ai flet edhe për një ngjarje të ngjashme që i ka ndodhur edhe në vitin 2009, ku është akuzuar për pedofili, por aso kohe ngjarja nuk është bërë publike në media, por vetëm mes mësuesve dhe Drejtorisë Arsimore në Berat. "Unë jam dënuar vetëm pse i kam hedhur në dorë qafën në ekskursion, në ambient të hapur, po ka dhe nxënësi qejf që të përqafohet nga mësuesi. Mediat kanë marrë indicien nga drejtoresha. Kam qenë 43 vjeç, 23 vite punë, jepja mësim në Uznovë, jepja matematikë dhe fizikë. Nxora klasën kujdestare në ekskursion në Bugovë, rrugës duke qeshur, kam qenë mësues i ri në atë shkollë, se u mbyll shkolla e Kalasë dhe u emërova mësues në Uznovë. Mund të kem përqafuar 2, 3, 4, i hodha një vajzë dorën në qafë që as nuk kishte zhvillim, që të thoje e bëra me qëllim, nëna bëri denoncimin, u arrestova. Kërkova dëshmitarë, nxënësit nuk vinin erdhën me polici, unë dyshova për një njeri tjetër. "Po s'ta pa syri e veshi mos fol më ka thënë babai", dyshova se ma ka bërë dikush, u dënova me 7 muaj nga nëntori në shkurt 2003 për "vepra të turpshme". Isha i divorcuar në atë kohë, dhe nga martesa e parë kisha dy vajza, po bëhej gjyqi i pajtimit, por nuk u bë gjë. Kur kam dalë, më ka thirrur shefja e kuadrit, i çoj vendimin e gjyqit dhe i thashë do bëj disa ditë pushimi që të punësohem. Atëherë kam qenë vetëm, familjarët i kam padur larg, më ofruan punë, pasi i çova vendimin e gjyqit, se nuk e pranoja që e kam bërë, kërkova pafajësi, e ndoqa në Apel, por pa përkrahje dhe pa lekë, dhe e dimë se si do shkonte drejtësia, nuk munda dot të fitoja pafajësinë, nuk pati vendim për profesion që të pezulloja. U riktheva si mësues, zëvendësova një që kishte leje lindje, deri në 2009, se në janar kur mbaroi simetri, ishte një kolege punë dhe më thotë "të ndërrohemi bashkë" dhe mua më bëhej mirë se dilja afër Urës Vajgurore dhe bëra ndërrimin e shkollave, në prill unë jam martuar, mora gruan e dytë, fill pas martesës, pa mbushur muaji, ndodhi një incident, duke më thënë në Drejtori Arsimore që prindër dhe nxënës të kanë akuzuar për ngacmim seskual, ka ndodhu në Ciflig të Beratit dhe më bëri çudi se ishte e njëjta gazetare që bëri kronikën në 2003 dhe ajo në 2009. Unë dyshova se mund të jenë mashtruar, DAR e Beratit nuk më tregoi asnjë emër, se kush ka bërë denoncimin, kërkova ballafaqim me drejtorin, e kanë pyetur, ai tha "asnjë fëmijë nuk ka denoncuar", pastaj ika dhe nuk vazhdoja dot më me këto gjëra. Nëse do e kisha bërë do kisha varur veten, pedofilia është sëmundje, nuk është ves, ky mësues 36 vjet paska pasur një incident në 2003 në moshën 43 vjeç, do e kisha shfaqur edhe më parë", rrëfen ai. Bregu hedh akuza edhe në drejtim të drejtoreshës së shkollës '22 tetori', Albana Hoxha për mungesën e profesionalizmit që sipas tij, ajo ka treguar në këtë rast.
‘Bëra burg se përqafova nxënësen,s'ishte as e zhvilluar që të thuhet e qëllimshme’
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11