Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja

6 Dhjetor 2021, 18:46

Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.