Mini kekë me çokollatë fondente nga zonja Albana

9 Dhjetor 2022, 12:45

Mini kekë me çokollatë fondente

Përbërësit:

  • 200 gr çokollatë fondente
  • 200 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 40 gr miell

Përgatitja:

Fillimisht shkrijmë çokollatën në banjomari, më pas shtojmë sheqerin dhe gjalpin e prerë në kubikë. E trazojmë mirë derisa gjalpi të tretet dhe masa të marrë formën e një kremi të njëtrajtshëm. Më pas shtojmë vezët nje nga një duke i trazuar. Në fund shtojmë miellin duke e situr. E trazojmë lehtë dhe e vendosim masën në forma të vogla keku. Para se t’i vendosim të piqen, në mënyrë që kekëzat të dalin të butë dhe kremoz në brendësi i vendosim në frigorifer për 3-4 orë dhe më pas i vendosim të piqen në furrë.