Mish me patate dhe speca nga zonja Vjollca

8 Prill, 10:13

Mish me patate dhe speca

Përbërësit:

500 gr mishi viçi

2 qepë

2 karrota

10 domate qershi

2 speca ngjyra mix

4-5 patate

2 gjethe dafinë

2 gota ujë

1 lugë kafe hudhër pluhur

Kripë dhe piper të zi

Trumzë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë ( sa një kafshatë). Në një tigan të thellë ngrohim vaji dhe 1 lugë gjalp, fillimisht kaurdisim mishin deri sa ai të zverdhet pal, shtojmë qepën më kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të bëhet transparente, shtojmë karrotat të prera në copa të vogla ose kubikë dhe vazhdojmë përsëri të kaurdisim sëbashku shtojmë specat në kubikë mesatar, domatet të prera në kubikë I përziejmë shtojmë 2 gota ujë, kripë, piper të zi, hudhra pluhur ( nëse nuk keni shtoni në fillim 1 thelpi hudhër). Në fund vendosim 2-3 degë të holla trumzë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të ziejë për 35-40 minuta. Në fund e spërkatim me pak majdanoz dhe e shërbejmë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha