Mish qingji me qepë dhe majdanoz nga zonja Vjollca

1 Mars, 11:46

Mish qingji me qepë dhe majdanoz

 Përbërësit:

 800 gr mish qingji

 1 kg qepë të njoma

 2 lugë gjelle oriz

2 tufë majdanoz

 1 tufë kopër pak nenexhik

 50 gr pure domate

 4 lugë gjelle vaj ulliri

 kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

 Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë pak copat e mishit, shtojmë 2 gota ujë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare. Në një tigan me pak vaj kaurdisim pak qepën derisa t’I bjerë volumi, jo të skuqet. Shtojmë salcën, e kaurdisim së bashku dhe shtojmë pak lëng nga mishi që po zien. Shtojmë qepët mbi mish dhe erëzat të grira. Shtojmë kripë dhe piper, orizin dhe I trazojmë ngadalë. E lëmë të ziejë në temperaturë mesatare derisa mishi të ziejë dhe gjella të mos ketë shumë lëng.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha