'Misioni’ filmi që rikthen në shesh xhirim regjisorin e famshëm shqiptar

26 Nëntor 2020, 16:11

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm me regjisorin shqiptar me famë ndërkombëtare Andi Deliana. Ai prej vitesh ka krijuar karrierën e tij si regjisor në Amerikë, por tashmë është kthyer në Shqipëri për të risjellë një film të ri ‘’ Misioni’’, xhirimet e të cilit janë ndërprerë për shkak të  pandemisë.

E megjithë kufizimet e këtyre kohëve ai dhe ekipi i tij po përgatiten, duke vendosur fillimisht vendet e xhirimit, pasi filmi do të vendoset në vitet 1980 në Shqipëri, ndërsa më pas do të zhvendosen në Francë dhe Belgjikë.

’ Është një ngjarje e viteve 80’, një pjesë e mirë e ngjarjes ndodh në Shqipëri, një pjesë tjetër ndodh paralelisht në Francë, në një periudhë ku po përgatitej një ndryshim i madh në Europën e atëhershme, që është mbarimi i Luftës së Ftohtë, është një marrëveshje e Gorbaçov në vitet 85’ për ndërprerjen e programeve që ata kishin në luftën e yjeve, që ishte një program i atëhershëm, do ishte shumë interesante t’i ndjekësh edhe njëherë me një distancë 30-40 vjeçare që të shikosh si kanë qenë ngjarjet atëherë. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri por janë në këtë suazë, ndjehet një lloj tensioni politik në Shqipëri në këtë familje që ne kemi vënë në fokus. Dhe çfarë ndodh me këta në një moment të caktuar jo vetëm politikisht po edhe brenda familjes ka ndodhur një çarje një dyzim vlerash brenda familjes dhe si do të koperojnë këta njerëz me këtë situatë të re’’ shprehet regjisori Deliana për historinë që ka zgjedhur për filmin e tij më të ri.

Programe të tjera

Shiko të gjitha