Motër e vëlla të paralizuar, të vetëm pa prindër bëjnë apel për ndihmë

28 Shkurt 2022, 21:34

Këta janë dy anëtarët e familjes Xhepa nga Kamza, të cilët prej vitesh bashkëjetojnë me një sëmundje të quajtur Distrofi Muskulare, një sëmundje që të trashëguar nga nëna e tyre. Gjendja e Astritit, i cili sot është 52-vjec është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të një aksidenti automobilistik 15 vite më parë kur mbeti i paralizuar. Ndërsa motra e tij 50-vjecarja Valbona 10 vite më parë dergjet në shtrat. Dy prindërit kanë ndërruar jetë dhe kjo barrë e rëndë i ka mbetur motrës së vogël Almandës, e cila me bashkëshortin e saj kujdesen për ta. Almanda dhe Taulanti nuk kanë mundur të bëhen prindër dhe jetojnë të katërt sëbashku në të njëjtën banesë. Gjendja ekonomike është mjaft e vështirë, pasi të vetmet të ardhura janë dy kempet që marrin 52 dhe 50-vjeçari. Të pafuqishëm ekonomikisht familja Xhepa bën apel për ndihmë me shpresën që sadopak t'ju lehtësohet kjo barrë e rëndë.