Musaka me presh
Përbërësit:
- 1 kg presh
- 2 qepë
- 200 ml qumësht
- 4 vezë
- 80 gr oriz
- 150 gr djathë kaçkavall
- 150 gr djathë të bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Preshin dhe qepët i presim në rrethore dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri. I spërkasim me pak kripë dhe i lemë për pak minuta sa të ulin vëllimin. E vendosim preshin në një tavë, e spërkasim me pak oriz dhe me djathë të bardhë të thërrmuar. Rrahim vezët me kosin duke shtuar dhe pak djathë të grirë. E shtojmë këtë masë në tavë dhe e spërkasim në fund të gjithë sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.