Ndryshime në Kongresin e PS? Petro Koçi: Pushteti brenda partisë në pak duar! (30 Nëntor 2023)

30 Nëntor 2023, 20:51

Më 8 dhjetor në ditën e rinisë do të  mbahet Kongresi i Partisë Socialiste ku pritet që të ketë ndryshime. Deputeti Petro Koçi i ftuar në emisionin Kontrast në Report Tv ka bërë një analizë përmes të cilën tregon se ku priten këto ndryshime sipas tij. Ai tha se pushteti brenda partisë është në pak duar, ndërsa më konkretisht tha se kryetarët e bashkive komandojnë gjithçka.