Në balonë me Era Rusin / Intervistë mbi qiellin e Elbasanit: Ja si e ëndërron njeriun e jetës

12 Mars 2019, 13:56

Intervistat speciale të javës së  verës mbi qiellin e Elbasanit i kemi nisur me këngëtaren Era Rusi të cilën çdo 14 mars e gjen duke kënduar.  Edhe pse mbi 1000 metra lartësi Era na ka treguar se si e dëshiron ajo princin e kaltër. E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi se si e do Era njeriun e saj të jetës, këngëtarja është shprehur , se do dëshironte të kishte në krah një person si vetja e saj por në versionin mashkull.

E dua si vetja në versionin mashkull. Unë jam një njeri që më pëlqejnë shakatë deri diku, më pëlqen të jetë shumë pasionant, më pëkqen që të kemi të njëjtat shije, që ti pëlqejë nata ashtu sikurse mua. Më pëlqen që të kërcejë ashtu si unë. Nuk e mendoj që të mos kërcejë ashtu sic unë kërcej. Gjëëja e fundit që do doja ishte të ishte artist, se hyn në probleme të tjera që i kanë artistët, kush do na i mbajë kalamajtë.

Një prej arsyeve kryesore që jam single është sepse nuk mendoj që do ti lejoja dikujt të vinte dhe të ndërhynte tek unë , sepse mendoj që kam arritur të bëhem kjo që jam me punën time dhe forcat e sakrificat e mia dhe të familjes sime. Ky nënshtrimi që meshkujt shqiptarë vdesin tia bëjnë femrës nuk më pëlqen.

Era Rusi, këngëtare

Era Rusi ka marrë pjesë në  kurorëzimin e  shumë dasmave duke kënduar në to, por çfarë mendon ajo për dasmën e saj?

Nuk është se më mungon dëshira, por thjesht nuk ka ardhur momenti ose nuk kam gjetur akoma personin e duhur, njeriun e jetës që realisht të vendos pa menduar.