Kreu i PDK, Nard Ndoka zbulon në “45 minuta” në Report Tv se Lulzim Bashën e informuan partnerët ndërkombëtarë për automjetin “Toyota Yaris” të ngarkuar me 3.4 mln euro, i cili pritej të mbërrinte në Portin e Durrësit.
Ai thekson se nëse Basha nuk do kishte folur në Kuvend, shuma e konsiderueshme e eurove të trafikut do kishte filtruar në Shqipëri. Ndoka flet edhe për dy dërgesa të tjera parash të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, ndërsa policia nuk ka mundur t’i bllokojë për shkak të ndërhyrjes së politikës.