Negociatat me BE në 2019, e ftuar Mimi Kodheli

28 Qershor 2018, 23:22

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, ka komentuar situatën politike pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave brenda vitit 2019. Kodheli ka thënë se Shqipëria është në të njëjtën rrugë me Maqedoninë, duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi nga BE.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë patur të njëjtin rrugëtim. Edhe Maqedonia ka patur problem si ne, por i ka zgjidhur. Për Maqedoninë janë hapur disa drita jeshile. Kam dëgjuar me vëmendje një diplomat që merrte si shembull Irlandën. Ky është një proces që ka një dinamikë, shpesh herë më konsisente, më të prekshme, në disa periudha të tjera më të relaksuar. Ne na ka qëlluar që procesi të vijë në një kohë kur Europa është në një diskutim të madh çfarë do të bëhet Europa kur të rritet.

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes