Negociatat Shqipëri - BE, i ftuar deputeti Ralf Gjoni

21 Tetor 2019, 10:58 | Përditesimi i fundit: 2019-10-21 10:58:58

Ditën e sotme i ftuar në emisionin '45-minuta' të gazetarit Denis Minga ka qenë deputeti Ralf Gjoni. I pyetur rreth zhvillimeve të fundit nga Bashkimi Europian për sa u përket hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gjoni është shprehur se me retorikën që ka përdorur Franca mundësitë janë të vogla për një përgjigje pozitive.

Po ashtu Gjoni ka komentuar edhe pse Franca po mban qëndrim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai është përfshirë edhe personalisht duke thënë se si shtetas Francez ai i ka dhënë votën Macronit por sipas tij pas qëndrimit të Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin Gjoni ka thënë se është zhgënjyer.

Ndër të tjera ai ka thënë se Macron po vepron si një politikan frikacak i cili i trembet politikanëve radikal në Francë dhe për këtë arsye mban qëndrim të ashpër për zgjerimin e BE.

"Jam edhe votues i Macronit. Nuk kishte zgjedhje tjetër pasi ishin vetëm ekstremistët. Jam thellësisht i zhgënjyer nga Macron. Kjo do i kujtohet pas shumë vitesh ashtu siç gabuan gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë. Në një moment kaq kritik, ku i janë hapur negociatat Serbisë dhe Malit të Zi duke ditur se çfarë kanë bërë serbët, për të gjithë shqiptarët është një vendim zhgënjyes. Kjo vë në pikëpyetje zgjerimin e BE. Nuk e ka personale me Shqipërinë Macroni. Për të ardhur keq që ne bëhemi kurban i një dickaje politike brenda Francës. Është politikan po vepron si frikacak, nuk ja jap votën më." Ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.