Nën hetim për ‘Partizanin’, Lorenc Vangjeli: Berisha e dinte, përdori kaosin në parlament për t’iu përgjigjur kësaj situate të re

23 Tetor 2023, 22:27 | Përditesimi i fundit: 2023-10-23 22:28:29

Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report Tv ka hequr një paralele të shpalljes së Sali Berishës non grata nga SHBA dhe me reagimin që pati për vendimin e GJKKO e cila i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani. Sipas tij atëherë që ishte një vendim politik Berisha e ankimoi, kurse tani që çështja është ligjore ka vendosur që ta sulmojë me mjete politike.