Prej vitesh në Itali, një 64-vjeçare është në kërkim të rrënjëve të saj biologjike. Bëhet fjalë për Lida Dukën jeta e së cilës ka qenë e mbushur me mister që në lindje.Ajo u lind më datë 8 tetor 1959 ndërsa 8 muaj më pas, më datë 28 gusht të vitit 1960 nëna e saj biologjike e braktisi në shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Menjëherë ajo kaloi në shtëpinë e foshnjes në Shkodër ku qëndroi për 3 vite ndërsa sipas asaj çka të tjerët i kanë treguar në momentin kur çifti Duka shkoi për të birësuar një vajzë në jetimore, Lida u është hedhur në krahë.