Nga student i shkëlqyer përfundoi si endacak/ 'Pa Gjurmë' gjen Fatjon Hyskon, humbur në janar

14 Maj 2021, 19:11

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Fatjon Hysko është një 35-vjecar nga Lushnja i cili rezultonte i humbur për familjarët që prej datës 18 janar të këtij viti. Fatjoni jetonte vetëm me babanë e tij, Qerim Hyskon. Ai largohet me pretekstin se do të shkonte të pinte një kafe dhe nuk u kthye më. Kjo nuk është hera e parë për 35-vjecarin që largohet nga shtëpia në këtë mënyrë, pasi Fatjoni vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është larguar edhe dy herë të tjera, ku ka qëndruar larg shtëpisë për rreth 1 javë dhe më pas është kthyer sërish.