Ngrihet SPAK, çfarë do të bëjë politika? I ftuar deputeti Myslym Murrizi

19 Korrik 2019, 06:46

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi i ftuar në studionin e emisionit '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se me ngritjen e SPAK-ut brenda këtij viti pritet goditja e parë e 'peshqve' të mëdhenj.

"Do të ishte mirë të vinin amerikanë apo anglezë për një periudhë kohe, por këta kemi tani. Ishalla uroj që të gjithë këta me kurajo dhe integritet të kalojnë edhe vettingun dhe të fillojë kjo strukturë dhe të merren me ata që janë bërë si baballarët e kombit. Do të merren ustallarët e baballarëve të kombit. Ata që ua kanë futur dy këmbët në një këpucë do i detyrojnë.

Peshqit e mëdhenj do ti kemi shpejt? Goditjet e para besoj që do të jenë brenda këtij viti. Hajduti nuk ka ngjyrë, këta janë në një vend. Nuk janë vec e vec për të vjedhur, po të hapësh tefterët e biznese do të shikosh gallatë. Kjo është arsyeja që prej 20 e ca vitesh punojnë 2-3 biznesmenë që kur ka qenë Nano, qeveria ime, por edhe kjo punonin bashkë, që Basha u thotë tani oligarkë.

E kanë mbyllur rrethin. Kur ndajnë me ata i quajnë biznesmenë, kur nuk ndajnë i quajnë oligarkë" tha ai. Por cfarë mendon ai për deklaratat e Metës që e cilëson drejtësinë e re si 'Ramaformë'? "Meta ka votuar për këtë që sot kritikon" tha ai.

Sot, Lulzim Basha u dorëzua nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë duke pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për 3 zgjedhje më 13 tetor. Por Murrizi thotë se për zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, pra 94 vota, por shtoi se opozita në Kuvend nuk i bindet Bashës dhe Kryemadhit.