Ushqimet që nuk i shijojmë më si dikur! Të ftuar nutricionistja Albana Daka dhe shefi i guzhinës Arvin Kita

7 Shkurt 2019, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2019-02-07 16:18:47

Largimi nga tryezat e gatimit të disa përbërësve të konsideruar “të pashëndetshëm” apo që na bëjmë të shtojmë në peshë , ka bërë që shumë receta të mos jenë më të shijshme si dikur, dhe ka bërë që konsumatori të drejtohet drejt disa ushqimeve të “zhveshura” nga shija.E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv , nutricionistja Albana Daka tha se kjo vjen edhe si pasojë e ndërhyrjeve në gjenetikën e bimëve.

Hibridizimet dhe ndërhyrja në gjenetikën e bimëve sot bën që shija të ndryshojë, edhe për shkak të këtij globalizmi apo bumi ushqimor që ne kemi sot. Pavarësisht se ne flasim për ushqime të shëndetshme, pjesa dërrmuese e popullsisë janë të drejtuar drejt fast food-eve, drejt gjërave voluminoze në kalori, por zero për sa i përket vlerave ushqimore.