'Njerka ‘mban peng’ fëmijët e mi, në 3 vite asnjë lajm', e reja shkodrane rrëfen dhunën dhe dëbimin nga shtëpia, apel për gjetjen e fëmijëve

17 Shtator 2021, 18:08

Mesditën e kësaj të premte  në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV u trajtua historia e dhimbshme e një nëne nga Shkodra, me vendbanim në Zvicër, e cila kërkon të takohet me dy fëmijët, Mateon 13-vjeçar të cilin nuk e sheh që prej vitit 2018 dhe Gianlucan 10 vjeç që s’e ka parë prej 6 vitesh.