Njoki me salcë dhe mozzarella dhe papare me djath nga zonja Vjollca

14 Janar 2021, 11:32 | Përditesimi i fundit: 2021-01-14 14:48:41

Njoki me salcë dhe mozzarella

400 gr Njoki

350 gr pure domate

150 gr mozzarella

40 gr parmixhano

1 thelpi hudhër

4 gjethe borzilok

pak vaj ulliri

kripë

Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim 203 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë 1 thelpi hudhër të copëtuar imët. Kaurdisim hudhrën për pak sekonda e më pas shtpjmë purenë e domates, 50 ml ujë e përziejmë mirë, shtojmë pak kripë, 405 gjethe borzilok të freksët, vazhdojmë përzierjen. E lëmë salcën të zeijë për 5 minuta duke e përzjerë herë pas here. Ndërkohë kemi vënë një tenxhere me ujë për të valuar, shtojmë ½ lugë gjelle kripë, njokit I përziejmë dhe në momentin që ato ngjiten në sipërfaqen e ujit I largojmë me një kullesë dhe I shtojmë në tigan me salcë. I përziejmë dhe I largojmë nga zjarri, shtojmë ½ djathin mozzarella në kubikë dhe pak parmixhano I përziejmë dhe përsëri shtojmë në fund mbi sipërfaqen djathrat e mbetur mozzarella, parmixhano dhe vednsoim tiganin në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 10 minuta më pas I shërbejmë.

Nostalgji: Papare me djath

2 feta bukë të ndenjur

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

2-3 lugë gjelle ujë dhe qumësht

1 lugë kafe nenexhik

2-3 feta djath të bardhë