Nostalgji/ Çifti i furrxhinjve dhe bakllavaja që ka ëmbëlsuar familjet tona

25 Dhjetor 2020, 11:32

Viti i ri ishte festa që e prisnin të gjithë. Në Shqipërinë e varfër të diktaturës dukej sikur atë natë harroheshin të gjitha. Ritualet e vogla, festa dhe menyja me ëmbëlsirat tradicionale dhe gjelin e pjekur ishin gëzimi I festës. Në rubrikën ‘’ Nostalgji’’  në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ u rikthyem pas në kohë, ku mungesa e një sobe në shumë familje shqiptare bënte që në këtë natë bakllavaja dhe mishit të  piqeshin në furrat e lagjes me emrin e secilës familje mbi të, për të mos u nagtërruar.Sot pas 30 vitesh që punojnë në këtë furrë buke, çifti I furrxhinje Majlinda dhe Arben Spaho tregojnë kujtimet e tyre për ditët para festave ku shumë qytetarë vraponin në furrën e tyre për të rezervuar një orar për pjekjen e bakllavasë dhe gjelit të detit.

‘’  Në çdo familje bakllavaja ishte tradita që do ta sillte në furrë me patjetër. Pa bakllavanë nuk quhej viti I ri në atë kohë, kështu që çdo familje do sillte bakllavanë në furrë për vitin e ri. Atëherë ne vetëm I piqnim, nuk kishim të drejtën që të bënim si bëjmë tani tepsia, vetëm sillnin tepsinë banorët. Nuk prodhonim, nuk na lejohej nga shteti ‘’tha ai .

Kërkesat për pjekje në atë kohë kanë qenë të shumta sidomos në ditën e diel:

‘’ Dita e diel ka qenë shumë e ngarkuar në atë kohë, të gjitha familjet sillnin tava, kur vinte e diela duhej të ksihe ndihmës nga familja se nuk e përballoje dot, kishte punë të madhe shumë sa nuk kishim ku t’i vinim, kishim rafte shumë anë e mmbanë, nuk kishte ku të vendsosje tavat, që sillnin banorët dhe duhej kujdes së të ngatërroheshin numrat. Kur vinte dreka i donin të gjithë në një kohë’’ rrëfen ai .

Z. Arben tregoi edhe për kohën kur makineritë e bukës nuk ishin kaq të modernizuara sa sot dhe vështirësitë që krijonte kjo në prodhimin e bukës:

‘’ Unë kur e kam filluar këtë punë, e kam filluar me maqe drruri, nuk kishte makineri siç kemi sot ne… më vinin peshqirin në kokë, dhe bënim brumin me krahë që mos binin djersët në brumë. Unë I thosha  boll usta, jo vazhdo se nuk është bërë, me një fjalë kanë qenë kohë shumë të vështira me thënë të drejtën. Prandaj në 91’-92’ morëm makineritë, brumatriçet kërkesat kanë qenë shumë të mëdhaja  për bukën në atë kohë’’ rrëfen ai për vështirësitë e kohës.

Ndërsa shprehet se pavarësisht vështirësive për shkak të makinerive, cilësia e bukës por dhe e prodhimit në përgjithësi ishte shumë më e mirë se sot:

‘’ Sot ka shumë zbukurime por teknologjia e asaj kohe ka qenë shumë lart, cilësia ka qenë vëretët ishin bukët pak, sot shkon në furrë dhe merr çdo gjë po që nga cilësia e miellit që kishim në atë kohë, ka qenë shumë herë më lartë sesa sot. Shija ishte shumë herë më lartë se sa sot. unë këtë e them me dhimbje, e krahasoj punën që kam bërë atëherë me punën sot, është diferencë e madhe’’përfundon  ai.