Kësaj herë emisionin ’Pa Gjurmë’ solli një tjetër histori të dhimbshme, atë të 30-vjeçares Emanuela Fetahu nga fshati Grabian i Lushnjes. Nënë e dy vajzave të mitura jeton në një banesë, e cila ngjan më shumë me një kasolle. Bashkëshorti e la për një tjetër grua, kur mësoi se 30-vjeçarja po humbte shikimin, ndërsa sot ajo ka mbetur e verbër. Rituali i saj është një shëtitje e shkurtër në rrugën e fshatit, duke u munduar të dalë nga monotonia e përditshmërisë. E ndarë 3 vite më parë, ajo jeton me përkujdesjen e vajzave të mitura në një dhomë të vogël. Babai nuk e ktheu më kokën pas, as për të bijat, ndërsa sot jeton në qytetin e Sarandës dhe ka krijuar një tjetër familje. Teksa rrëfen me lot në sy, e përhumbur e ka të vështirë të mbaj mend sa vite dhunë ka kaluar nga ish-bashkëshorti, por ditën kur ai e la mes katër rrugëve me dy vajzat 13 dhe 12 vjeçe nuk e harron kurrë. Ai më la në momentin kur unë fillova të humbja shikimin. Nuk e mbaj mend sa vite martesë kam kaluar. Ai u dashurua me një grua tjetër dhe iku, duke më lënë bashkë me dy vajzat. Ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi mua. Më rrihte dhe para 3 viteve u lidh me një grua tjetër dhe më la. Të paktën të bëhet i gjallë për fëmijët e vet. Unë mora plaçkat dhe erdha të jetoj në Grabian tek babai. Vajzat janë ato që më rrijnë pranë, më lajnë dhe më shoqërojnë kudo. Ato shkojnë me radhë në shkollë, pasi duhet të kujdesen për mua. Unë e kam të pamundur të lëviz e vetme, pasi nuk shikoj fare. Jetoj në një dhomë të vogël, në kushte të vështira. Kjo është braktisja e dytë për 30-vjeçaren, pasi humbi çdo kontakt me nënën pas divorcit të prindërve. Babai i saj Ajet Fetahu është ai që i vjen në ndihmë. Të miturat janë ato që kujdesen për nënën e tyre, në një dhomë të ngushtë ku nuk kanë as kushtet më minimale për të jetuar. Të braktisura nga babai, e të rritura parakohe shprehen se nuk ndjejnë më dashuri për të atin, që kur ai la nënën. Kjo e mundon edhe më shumë Emanuelën, e cila është e pamundur t’u ofrojë fëmijëve gjithcka u duhet. 30-vjecarja prek me rrëfimin e saj kur thotë se nuk u ndje kurrë një grua e respektuar dhe se përveç dhunës barbare nuk mundi të vishte një fustan në jetën e saj. Doja të blija një fustan, kur martova motrën por ish-bashkëshorti nuk ma bleu. Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur mësoi se mua po më ikte shikimi pak e nga pak. Stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ u kujdes ta kuronte dhe t’ia realizonte këtë dëshirë Emanuelës, duke i dhuruar pak momente buzëqeshje. Edhe pse e pamundur për të parë ngjyrën e fustanit të kuq, që ia zbukuroi portretin, ajo për herë të parë u ndje e lumtur. E paragjykuar edhe për shkak se i përket komunitetit rom, ajo ndjehet e braktisur edhe nga institucionet, pasi tashmë i është ndërprerë edhe kempi i invaliditetit që merrte
‘Nuk kam veshur kurrë fustan në jetën time’/Prek nëna e verbër, i vishet fustani live
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11