Opozita pas tërmetit, i ftuar Dashamir Shehi

13 Dhjetor 2019, 09:28

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu është shprehur i bindur se opozita ka bërë punën e saj për të menaxhuar periudhën pos tërmeti, teksa ka pasur shumë kritika për punën e qeverisë.

I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Shehi tha se 3 kanë qenë shtyllat kryesore që është përqendruar puna e opozitës: Solidariteti, tërheqja nga aksioni opozitar dhe kontributi në rrafshin e ekspertëve.Këto tre pika, sipas Shehut janë edhe arsyet se përse kanë refuzuar ftesën e Ramës, për të cilën thotë se është hipoktike, vetëm në kuadër të propagandës.