Opozita "pushton" kuvendin/ Reforma e vonuar e drejtësisë, e ftuar Klotilda Ferhati

31 Maj 2018, 20:57

Deputetja socialiste Klotilda Ferati i ka cilësuar qesharake akuzat e gjyqtarit të Vlorës, Ken Dhima, i cili ka thënë në mbledhjen e KLD se Vettingu është vepër e Soros-it. E ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv, ligjvënësja socialiste tha se Vettingu është reformë e politikës shqiptare, ku për ndryshimin e Kushtetutës në korrik 2016 votuan 140 deputetë të Kuvendit.