Pa Gjurme- Aksidenti tragjik i 5-vjeçarit, përlotet gjyshi: I morën jetën dhe fshehën çdo prove (10 maj 2024)

10 Maj, 19:11

Një ditë në dukje si gjithë të tjerat, por që do të ishte tragjike për Ergin 5 vjeçar. Askush nuk do ta besonte se ishte dita e fundit e jetës së tij. I qeshur, gjithe ditën luajti, si përherë të fundit. Ishte pasdite, ku motra pak me rritur merr te vëllanë për të dal shëtitje në zonën e Kombinatit, aty ku familja Malka nga Korça ishte zhvendosur dhe jetonte prej disa vitesh. Djali i vogël së bashku me një afëm teksa po kalonin rrugen një makinë me shpejtesi skëterr e përplas duke i marr jeten 5-vjeçarit. Ajo ditë tetori nuk harrohet kurrë në familjen Malka, një dite zie që u mori shtrenjtin e familjes, te voglin e tyre Ergin. Përpjekjet e mjekëve në spitalin e Traumës dështuan, pasi 5 vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra në gjithë trupin. Përplasja ishte fatale. Hidhërimi dhe dhimbja për të birin u shtuan kur familja mësoi se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur atë ditë dhe Gjykata shpalli fajtor viktimën.Ekspertiza ligjore shpëtoi njeriun që i mori jetën një vogëlushi të pafajshëm, qe po vraponte i lirë për te shkuar në shtepi, por që fatkëqsisht hovin ia prenë duke e vrarë. Gjyshi i viktimës, Kadri Malka ka udhetuar nga qyteti i Korçes për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 5-vjeçarit Ergit.