Pa Gjurme- Bullizohet dhe kërkohet dëbimi i 20-vjeçarit/Nëna: E kam të sëmurë, nuk lejoj fqinjët të…(9 maj 2024)

9 Maj, 22:37 | Përditesimi i fundit: 2024-05-10 15:55:25

Varfëria ka pllakosur në familjen Shahaj në kryeqyetet. 8 anatarët e kësaj familje, dy prindërit dhe 6 fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme. E si të mos mjaftonte kjo, djali i madh i familjes, Orgito është i sëmurë dhe vuan nga prapambetje mendore, autizmi dhe eplipesia. 8 antarët e familjes prej disa vitesh banojnë në një dhomë me qira, ku mungojnë kushtet jetike. Ata jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike dhe paratë që merr nga KEMP-i i djalit të sëmurë. Kryefamiljari, Adriatik Shahaj mundohet herë pas herë të gjej një punë për të siguruar të ardhura. Qiradhënësi i ka lajmëruar se do t’i dëboj nga shtëpia dhe shumë shpejt ata do të përfundojnë në qiell të hapur. Nëna e 6 fëmijëve mbytet në lot dhe mundohet ta fsheh dhimbjen që e ka kapëluar. Buzëqeshja e fëmijëve është venitur dhe ata ndihen të diferencuar dhe paragjykuar nga bashkëmoshatarët. Ata mundohen të kujdesen për vëllain e tyre t dhe pse shpesh herë bullizohen nga banorët e komunitetit ku jetojnë. Ndodh që herë pas Orgito fillon të bëhet agresiv dhe hedh sende nga ballkoni.