Zhdukja për dy vite me rrallë e djalit 9-vjeçar Bledi Zefi sëbashku me nënën e tij Mirelën ishte një nga ato histori që jo vetëm u trajtua gjatë në emisionin ’Pa Gjurmë’, por ngjalli reagime të shumta tek qytetarët. Falë një prej dëshmie, të një zotërie që preferoi të mbetej anonim, në bashkëpunim edhe me autoritetet vendase, saga e zhdukjes së nënë e bir mori fund kur 5 muaj më parë emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv gjen pas dy viteve kërkime intensive 9-vjeçarin Bledi Zefi. I mituri u gjend në zonën e Laprakës në Tiranë së bashku me nënën e tij Mirela Zefin, e cila edhe pse e kishte humbur kujdestarinë ishte zhdukur pa lënë gjurmë bashkë me të birin, më 16 gusht të vitit 2019 nga Amerika, kohë në të cilën sistemi TIMS zbuloi se të dy kishin hyrë në Shqipëri. Imazhi i 9-vjeçarit thuajse nuk njihej, ndërsa ishte kthyer në një djalosh me flokë të gjata, ai ishte i trembur në momentin kur policia kishte trokitur në derën e shtëpisë private, që ishte marr me qira nga nëna e tij. Pa gjurmë publikoi momentin kur policia hyri në banesë dhe gjeti brenda 9-vjecarin me nënën, e cila mesa duket u befasua. Bashkë me të birin jetuan të fshehur. Ajo e la ti rriteshin flokët duke e veshur si vajzë ndërsa shume herë ndryshoi vendndodhjen sapo mësoi se kërkohej në program. Të dy u shoqëruan në komisariatin nr. 6 për t'u marrë në pyetje, e më pas udhëtuan në Shkodër, nën shoqërinë edhe të një autoambulance, atje ku familjarët bënë edhe denoncimin për zhdukjen e tyre dy vite më parë. Pasi mësoi lajmin për gjetjen e të birit me urgjencë, babai i 9-vjecarit Marin Zefi mbërriti nga Amerika në Shqipëri. Në prani të psikologes, moderatorja Odeta Dume, realizoi një intervistë më nënën e djalit 9-vjeçar Mirela Z. e diagnostikuar me një crregullim psikologjik që lidhet me paranoja dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin. 35-vjeçarja zbuloi ekskluzivisht për ’Pa gjurmë’ arsyen e zhdukjes dhe pse në protektoratin e saj mbajti të izoluar edhe djalin e mitur. Mësuese në profesion, për të marr pagesën ajo kishte hapur edhe një llogari bankare në një bankë amerikane të nivelit të dytë në Shqipëri. Ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të burrit të saj.M.Z ia lë gjithçka në dorë Mirelës për vazhdimësinë e marrëdhënies si 2 prindër të 9-vjeçarit.Një mesazh për Mirelën, ka pasur edhe babai i saj. Nga Amerika në një lidhje 'live' në 'Pa Gjurmë', babai tha se do bëjë gjithçka për t'i ardhur në ndihmë vajzës.Këtë histori të tyre familjarët e 9-vjeçarit ia besuan emisionit ’Pa Gjurmë’, rast i cili u denoncua për herë të parë në 7 nëntor të vitit 2020. Me dhjetra telefonata mbërrinin në redaksinë e programit, shumë prej të cilave na shpinin në pista të ndryshme, kjo jo rrallë herë me keqdashje, pasi sa herë stafi arrinte në gjurmë e nënë e bir aq herë Mirela ndryshonte vendndodhjen. Këto telefonata kryheshin vetëm nga një person, që padyshim ishte miku i saj që e mbështeti dhe e mbrojti gruan, e cila u fsheh dhe humbi kontaktet me të gjithë familjarët e saj.
Pa Gjurmë: Ekskluzive/Gjeti djalin dhe iku në SHBA,Marin Zefi:Nëna u ndalua nga…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15

