E motra i dha fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa djalin e la tek fqinja, sot tezja është në kërkim të nipit për të cilin nuk ka mësuar më asgjë prej 13 vitesh. Gjithçka nisi në vitin 1996 kur Mimoza Rexha një 36-vjeçare, asokohe e lindur në Durrës por banuese në Tiranë u njoh me Mehdi Aktash, me origjinë nga Shkupi por jetonte në Turqi. Familja e Mimozës ishin kundra kësaj martese pasi të dy kishin diferencë të madhe në moshë, Mehdi asokohe ishte 70 vjeç dhe kishte edhe dy fëmijë nga një martesë e mëparshme. Pavarësisht të gjithave Mimoza u zhvendos në Turqi, në Bursa dhe nisi bashkëjetesën me të. 2 vite më pas, në 1998 në jetë erdhi djali i tyre i parë, Deniz Aktash. Kontaktet ishin të rregullta ndërsa shpesh Mimoza me djalin dhe bashkëshortin vizitonin familjen e saj në Shqipëri. Ishte viti 2008 kur Mehdi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, ndërsa Mimoza mbeti vetëm me djalin. E rënduar psikologjikisht për shkak të vështirësive ekonomike, në vitin 2011, pasi la djalin Denizin tek fqinja në Bursa të Turqisë, Mimoza u kthye në Shqipëri. Sipas familjarëve ajo ishte dobësuar shumë dhe dukej që diçka nuk shkonte me të. Ishte data 22 prill kur Mimoza mori vendimin e tmerrshëm, ajo u hodh në det në në plazhin “Apollonia” në Durrës duke i dhënë fund jetës, në moshën 51-vjeçare, e duke lënë pas një djalë, fati i të cilit nuk dihet më që prej atij viti. Sot tezja e tij, Shqipe Rexha, e pikëlluar kërkon të rilidhë kontaktet me nipin e saj, djalin e vetëm të Mimozës.
Pa Gjurme- Historia rrënqethëse e familjes Rexha,flet vajza e shtëpisë: Motrën e gjetëm të mbytur
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11