Pa Gjurme- I dashuri e detyronte të shkonte me shokët e tij,e reja: Mbeta shtatzënë, familja ime më…

6 Maj, 19:05

Prej 6 vitesh, 31-vjeçarja nga Tirana nuk i ka dëgjuar zërin dhe as takuar vajzën e saj që e la në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Rezarta Muça, e penduar për gabimet e së shkuarës, kërkon të rilidhet të bijën.

Ishte viti 2015 kur Rezarta vetëm 22-vjeç u njoh me babain e fëmijës nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo vazhdoi lidhjen fshehurazi prindërve të saj me të riun për rreth 1 vit. Rezarta mësoi se ishte në pritje dhe e lumtur vendosi që këtë lajm të gëzuar t’ia komunikonte të dashurit të saj. Ky i fundit nuk e priti lajmin si ajo kishte menduar. I tronditur, ai vendos të braktis Rezartën kur ajo ishte në muajin e 4-të shtatazanisë.