‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, ajo e refuzon për herë të dytë: “Unë jam nëna e tij, këtë kapitull e kam mbyllur’’! Shokohet i biri teksa e ndjek live

5 Nëntor 2021, 19:29

Ndodh edhe kështu, ’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari. ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit, ku mundi të gjente 60-vjeçaren, pas një telefonate që mbërriti në emision. E moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e braktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë, më 27 shkurt 1983.