Pa Gjurme- “Iku me pushime, fiku telefonin dhe u zhduk”/ Flet vëllai: Na mashtroi se fshehu…

24 Dhjetor, 20:12

Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014, nga ishulli Qefalonja i Greqisw. Një ditë para se të largohej, 43-vjecari i pohoi se kishte vendosur të bënte 10 ditë pushime dhe se do të kthehej. Afro dy orë, pasi u largua numri i telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet. Një ditë para se të largohej pa lënë asnjë gjurmë, Adriatiku u takua me një shok nga Vlora, Eles Abilaj. ’Pa Gjurmë’ u lidh me Elezin që jeton në Greqi dhe gajtw një lidhje telefonike, ai nuk e mohoi se e kishte takuar 43-vjecarin, një ditë para se ky i fundit të zhduket, por se ai nuk i kishte dhënë asnjë destinacion se ku kishte vendosur të shkonte.