Pa Gjurme- ‘Mos na kërko, s’ta falim dhunën’/ Nëna largohet më vajzat jashtë, babai përplaset live

1 Prill, 19:34

 

Pasditen e sotme një 53-vjeçar nga Tirana mbërriti me urgjencë në emisionin 'Pa Gjurmë' për të denoncuar largimin e gruas dhe dy vajzave të tij, përkatësisht 27 dhe 26-vjeçare. Ai tregoi se largimin e tyre nëna dhe dy vajzat e kishin njoftuar me anë të një letre ku gjithashtu kishin ngritur disa akuza për të atin dhe ishin shprehur se ishin larguar jashtë vendit. 53-vjeçari i mohoi të gjitha akuzat e ngritura pasi sipas tij në familje nuk ka ushtruar kurrë dhunë. Ai iu drejtua gruas dhe dy vajzave të tij me një mesazh… t’i përgjigjen në telefon dhe të gjitha arsyet t’ia thonë në sy.