Bledar Leka është 37-vjeçari nga Berati, i cili prej 8 muajve nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij të mitur. Në bisedat e fundit telefonike që ka pasur me të bijën, ai dyshon se jeta e saj me nënën në Francë është në rrezik. Por çfarë ka ndodhur mes Blëedar Lekës dhe dhe vajzës së tij Hajlina?Si janë ndarë babë e bijë? Në vitin 2011 Bledar Leka u njoh me vajzën nga Lushnja, Eneda Beqirin me shkuesi. Një martesë që në fillimet e saj ka qene e lumtur dhe ne jete erdhi bekimi i tyre i parë vajza, Hajlin. Konfliktet e para mes bashkëshortëve nisen kur Bledari hapi një biznes të përbashkët familjar në Berat. Eneda ishte më e ftohtë dhe distante nga bashkëshorti i saj dhe sipas Bledarit kishte harruar edhe përgjegjësinë e nënës ndaj të voglës së tyre. 37-vjeçari më vonë kuptoi se bashkëshortja e tij kishte filluar një lidhje dashurie me një burrë tjetër. I tronditur nga lajmi i tradhëtisë, Bledari nuk ia fal Enedës dhe i drejtohet gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre. Divorci i çiftit u finalizua në vitin 2020 dhe kujdestaria e vajzës iu përcaktua nënës, Eneda Beqiri, ndërsa babai kishte të drejtat e takimit dhe pensionin ushqimor. Vajza në takimet me të atin i tregonte se nëna ushtronte dhunë ndaj dhe jetesa me te ishte e bërë e vështirë. 37-vjeçari i drejtohet gjykatës për të fituar kujdestarinë e Hajlin. Gjykata vendosi të drejta të plota për rritjen dhe edukimin e të miturës asokohe babait dhe Eneda pensionin ushqimor prej 12.000 mije lekë të reja në muaj dhe të drejtat e takimit dy herë në muaj. Eneda së bashku me bashkëjetuesin e saj u zhvendosën në Francë. Ajo i kërkoi ish-bashkëshortit të merrte dhe vajzën. Edhe pse i ati nuk ishte dakord, ai arriti të firmorste prokurën me të drejtë kthimi pas 3 muajsh. Ish-bashkëshortja nuk e mbajti fjalen dhe Hajlin prej 8 muajsh nuk është kthyer në atdhe te babai i saj. Vajza adoleshente nuk jeton as me nënën e saj, pasi prej disa muajsh është e strehuar në një qëndër sociale në Francë. Bledar hedh akuza ndaj ish-bashkëshortes se po përdor vajzën për të fituar dokumentat franceze, ndërkohë që Hajlin i lutet babait në lot të kthehet në Berat pranë tij.
Pa Gjurme- Nëna lë të bijën në jetimore, babai e denoncon/Ish gruaja: Mbeta në rrugë, vajza më mohoi
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
