Pa gjurmë - Vëllai i shiti shtëpinë,mbeti në rrugë’/Prej vitesh ndihmoi endacakun,preket e reja:S’dua ta besoj

28 Mars, 16:40

Gjergji Çekani është 57-vjeçari i cili rezulton i zhdukur prej që prej muajit shkurt të këtij viti. Denoncimi i humbjes së tij vjen nga Kristina Ibro, e cila është kujdesur për të gjatë 10 viteve të fundit, pasi Gjergji ishte pa njeri dhe bënte jetën e një endacaku. Ai jetonte në një parking në "Myslym Shyr", e ndërsa Kristina kujdesej për të e i jepte për të ngrënë. Herën e fundit që është parë ai është marrë nga uniformat blu në parkingun ku qëndronte për arsye të cilat nuk dihen dhe nga ai moment nuk është bërë më i gjallë. Kristina ka kërkuar informacion në polici, por për shkak se Gjergji nuk ka një mjet identifikues me vete ato nuk kanë informacion se ku 57-vjeçari ndodhet.

Gjëndja shëndetësore e Gjergjit ështe e mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim, por humbja e familjarëve dhe të mbeturit i vetëm pa asnjë mbështetje e kanë detyruar Gjergjin që të bëjë jetën e një sendacaku, ashtu siç duket edhe në këto video, të vetmet që Kristina ruan. Ajo është e vetmja që i ka qëndruar pranë 57-vjecarit. Për të ai ështe bërë një pjesë e zemrës së saj dhe largimi i tij që prej muajit shkurt e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e emisionit "Pa Gjurmë".