Pa Gjurme-3 motra të sëmura mendore ‘përdoren’në rrugë,nëna:Fëmijët pa atësi përfundojnë në jetimore

30 Maj, 19:37 | Përditesimi i fundit: 2024-05-31 07:47:33

3 motra nga Lezha me probleme të shëndetit mendor përkatësisht të moshave 40, 42 dhe 43 abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike nga të rinj dhe të moshuar. Të pavetëdijshme ato kanë sjell në jetë fëmijë që kanë përfunduar në jetimore dhe prej disa vitesh nuk janë të srehuara në shërbimin social. Së fundmi, ato janë bërë agresive dhe dhunojnë nënën e tyre të thyer në moshë. Stafi i emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ udhëtoi drejt Lezhës pas denoncimit që mbërriti në redaksi, se tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike nga banoret e zones.