Pa Gjurme-‘Babai më martoi dhe jetova tek nusja’/ 38-vjeçari:Bëja punët e shtëpisë,vjehrri më dhunoi (17 maj 2024)

17 Maj, 18:49

Konflikti me familjarët e të shoqes e ka sjellë 38-vjeçarin nga Lushnja të denoncojë historinë e tij në studion e emisionit “Pa Gjurmë’. Vite më parë Serian Malia u martua me shkuesi me Elana Kadillarin nga një fshat tjetër i Lushnjes. Por kjo martesë nuk ishte një martesë e zakonshme, pasi ishte e vendosur mbi disa kushte. Seriani do të jetonte me gruan në shtëpinë e familjarëve të saj dhe për më tepër ajo ishte e sëmurë me probleme të shëndetit mendor. Në fillim marrëdhëniet ishin të mira ndërsa Seriani kujdesej për bashkëshorten e tij. Më datë 10 mars 2012 në jetë erdhi djali i tyre i parë i cili lindi me çrregullim të spektrit autik. Tashmë Serianit I duhej të kujdesej për gruan dhe djalin e sëmurë. Ai gjithashtu u zhyt në borxhe për shkak të pamundësisë ekonomike.