Nexhmie Fejza është një 60 vjeçare e cila do të denoncojë dhunën nga ish-bashkëshorti, ndërsa është braktisur edhe nga dy djemtë. Ishte vetëm një 22-vjeçare kur prindërit e martuan pa dëshirën e saj me një djalë po nga Tirana. Që në fillime të martesës marrëdhënia mes tyre nuk ishte fort e mirë pasi ai ushtronte dhunë mbi gruan e tij. Madje kjo histori shkon edhe përtej normales ku sipas Nexhmies, ish-burri i saj e tradhtonte atë ndërsa i thonte që edhe ajo të bënte të njëjtën gjë. Gjithashtu ai fuste persona të tjerë që ta ngacmonin të shoqen. Ajo duroi dhunën barbare për vite me radhë pasi familja e saj nuk e pranonte kurrsesi ndarjen e tyre për shkak të opinionit të asaj kohe.