Pa Gjurme-Denoncon nusen për braktisjen e fëmijëve,gjyshja: Janë në jetimore,nuk më lejojnë t’i takoj

28 Maj, 19:49

Një rast tronditës u denoncua pak ditë më parë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” ku një gjyshe kërkonte dëshpërimisht 3 fëmijët e djalit të cilët kanë përfunduar në jetimore ndërsa ngriti akuza mjaft të rënda ndaj ish-nuses. Sipas historisë së rrëfyer nga Sofie Shote, problemet me ish-nusen e kanë zanafillën që kur kjo e fundit hyri në familjen Shote në Tiranë. Para se të martohej me Afrimin, ajo kishte bërë punonjësen e seksit ndërsa konsumonte lëndë narkotike. Nëna e 3 fëmijëve të mitur shpesh largohej nga shtëpia ndërsa bënte një jetë të çrregullt e duke lënë kështu fëmijët në mëshirë të fatit.